![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
Del udhezimi per Bashkite: Ja si llogaritet taksa per ndertimet e paperfunduara ne afat
Ministria e Financave ka lëshuar një udhëzues me të cilin sqarohen bashkitë se si të vjelin taksën e infrastrukturës dhe ndërtesës për objektet nuk kanë përfunduar.
Udhëzimi thotë se, për ndërtesat e pajisura me leje ndërtimi, që nuk kanë arritur të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar në aktin e miratimi të lejes së ndërtimit, si bazë për llogaritjen e taksës mbi ndërtesën/njësinë pronësore shërben kostoja e parashikuar e ndërtimit, sipas dokumentacionit të depozituar pranë NJVV apo KKT për qëllime të pajisjes me leje ndërtimi. Në rastin kur ndërtesa përbëhet nga një njësi e vetme pronësore me vetëm një destinacion përdorimi, pavarësisht prej fazës në të cilën ndodhet ndërtimi, si bazë e taksës për të gjithë ndërtesën përdoret kostoja e parashikuar në lejen e ndërtimit. Mbi këtë bazë më pas aplikohet 30% i shkallës së taksës sipas përdorimit, pra për banim apo veprimtari tregtare.
Në rastet kur ndërtesa e papërfunduar, pavarësisht nga faza në të cilën ndodhet ndërtimit, përbëhet nga më shumë së një njësi pronësore që kanë qëllime të ndryshme përdorimi apo do të transferohen në pronësi të më shumë së një përdoruesi, atëherë si bazë e taksës përsëri shërben kostoja e plotë e ndërtimit të të gjitha njësive. Shkalla e taksës së aplikueshme mbi këtë bazë takse do të variojë sipas destinacionit të përdorimit të secilës njësi pronësore, pra 30% e shkallës së taksës prej 0,05% mbi koston e secilës njësi pronësore të destinuar për banim dhe 30% e shkallës së taksës prej 0,02% mbi koston e secilës njësi pronësore të destinuar për veprimtari tregtare.
Kur zhvilluesi ka lidhur kontrata për tjetërsimin e pronësisë së ndërtesës së papërfunduar po njësive pronësore që përbëjnë këtë të fundit, si bazë për efekt të llogaritjes së taksës shërbejnë kontratat e shitjes së ndërtesës apo njësive të veçanta pronësore (pra, jo më kostoja e ndërtimit). Vlerat e paraqitura në kontratat për transferimin e pronësisë, në çdo rast i nënshtrohen gjithashtu vlerësimit me çmimin vlerësues, siç detajohet në seksionet pararendëse, dhe si bazë e taksës përdoret vlera më e lartë.
Kur nga verifikimet në terren të ATV konstatohet së ndërtesa apo pjesë të saj janë vënë në përdorim megjithëse ndërtesa nuk ka përfunduar në tërësinë e saj, baza e taksës llogaritet e plotë për pjesën e vënë në përdorim pra jo më me kosto, dhe shkalla e taksës aplikohet e plotë sipas kategorisë së ndërtesës/njësisë pronësore, pra jo më e reduktuar në 30% të shkallës së taksës. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe nëse për ndërtesën nuk është dhënë ende leja e shfrytëzimit apo nëse nuk është bërë ende regjistrimi pranë ASHK/ZVRPP. Bazuar në sa më sipër, taksa paguhet nga zhvilluesi, me përjashtim të rasteve kur ndërtesa apo njësi të veçanta të saj janë vënë në përdorim dhe kur detyrimi për pagesën e taksës i takon përdoruesit./Monitor
Më të lexuarat
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)